Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të jetë mot kryesisht i vranët, pasdite vranësirat do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për riga lokale shiu.
Do të ketë rënie të temperaturave minimale dhe në mbrëmje rigat e shiut parashihen të shendrrohen në fjolla bore, ndërsa në viset malore parashihet të ketë vetem reshje bore.
Kurse të martën kemi mot kryesisht të vranët, pasdite me riga shiu. Temperaturat minimale do të rriten mbi zero, ndërsa maksimalet mbeten konstante.





