Policia e Kosovës prej ditës së djeshme është vendosur në Jarinjë pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës, i cili obligon të gjithë shtetasit e Serbisë që të vendosin targa të përkohshme në automjete.Sot gjatë ditës, Policia e Kosovës ka ekspozuar edhe mitralozët, të cilët i ka vendosur në automjetet e blinduara.Mitralozi ‘The Browning M2.50 Caliber Machine Gun’, është një mitraloz automatik, me hapësirë lehtë të rregullueshme, i transportueshëm nga ekuipazhi me sasi të kufizuar municionesh në distanca të shkurtra.
Ky është mitralozi që u vendos në autoblindat e Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme

Sipas military.com, duke ripozicionuar disa nga pjesët përbërëse, municioni mund të mbushet nga ana e djathtë dhe e majtë.
Kjo lloj arme mund të montohet në tokë dhe shumicën e automjeteve si armë anti-personel dhe armë kundërajrore.Arma po ashtu është e pajisur me pjesë të pasme që ngjan me gjethet, shtypës të ndezjes dhe pjesën rezervë.Komponentët e saj të bashkangjitur janë M63 dhe M3.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

