Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.Është raportuar se në pranga ka përfunduar Agim Nuha, nga drejtoria për autorizimin e pagesave dhe një femër.Nuha raportohet se është arrestuar nën dyshimin, marrje ryshfeti në vazhdimësi për ndarje të subvencioneve.
Ky është kryeshefi i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë i cili u arrestua sot

Në lidhje me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë ka thënë se do të realizohen aksione nëpër rajone të ndryshme.“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, informacione tjera nuk mund të japim derisa të përfundojë operacioni policor”, tha Kelani.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

27 vjet nga vrasja e akademikut Fehmi Agani, Osmani: Lavdi veprës së profesorit tonë të urtë

Ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Haxhiu: Themeluesi i idesë shqiptare, e cila mbetet edhe sot pjesë e rrugës sonë

Gërmime në Mitrovicë, gjenden eshtrat e së paku dy të zhdukurve gjatë luftës

