LAJME

Kuvendi komunal i Prizrenit të premtën mban mbledhje të jashtëzakonshme

Kuvendi komunal i Prizrenit të premtën mban mbledhje të jashtëzakonshme
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Tetor 2020, 12:16

Kuvendi komunal i Prizrenit, këtë të premte do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme ku do të ketë sqarime lidhur me tërheqjen e një  shume  të mjeteve financiare të buxhetit të Prizrenit nga ministria e Financave të Komunës së Prizrenit, raporton TV Prizrenit.

Në bazë të nenit 44 paragrafit 1 dhe 2, lidhur me nenin 43 paragrafit 1, të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 30, paragrafit 1 dhe 2, të Statutit të Komunës së Prizrenit, kryesuesi i Kuvendit Komunal thërret Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 30 tetor 2020 (e premte), në Sallën për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, duke filluar në orën 10:00.

Për punën e kësaj mbledhjeje, do të jetë ky rend dite:

Sqarim rreth tërheqjes së një shume të konsiderueshme të mjeteve financiare prej buxhetit të K.K Prizren, nga ministria e Financave të Komunës së Prizrenit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika