Home LAJME Kuvendi i Prizrenit të enjten mban mbledhje të jashtëzakonshme

Kuvendi i Prizrenit të enjten mban mbledhje të jashtëzakonshme

0
Kuvendi i Prizrenit të enjten mban mbledhje të jashtëzakonshme

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se kryesuesi i Kuvendit Komunal ka thirrur  Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës,që do të mbahet më 18 mars (e enjte), në sallën për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, duke filluar nga ora 10:00, raporton TV Prizreni

Ky është njoftimi i plotë:

Në bazë të kërkesës nr. 001-060-83908 të datës 15.03.2021, në bazë të nenit 44 paragrafit 1 dhe 2, lidhur me nenin 43, paragrafit 1, të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe nenit 30, paragrafit 1 dhe 2 të Statutit të Komunës së Prizrenit, kryesuesi i Kuvendit Komunal thërret Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 18 mars (e enjte), në sallën për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, duke filluar nga ora 10:00.
Për punën e kësaj mbledhjeje, do të jetë ky rend dite:
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e autorizimit për Huamarrje (kredi) nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here