Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e rregullt më 26 tetor 2026, me fillim në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve në “Shtëpinë e Bardhë”.
Mbledhjen e ka thirrur kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Simir Krasniqi, ndërsa në rend dite janë paraparë gjithsej 11 pika.
Ndër çështjet që do të shqyrtohen janë propozim-vendimi për transferimin e mjeteve për shërbimet e varrimit, si dhe propozimet për shpalljen e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim me qira të objekteve dhe lokaleve në pronësi komunale dhe formimin e komisionit vlerësues për këtë proces.






