LAJME

Wikoff takon Kurtin, Sveçlën dhe Hoxhën, NATO sqaron se ripozicionimi i trupave është i kthyeshëm

Wikoff takon Kurtin, Sveçlën dhe Hoxhën, NATO sqaron se ripozicionimi i trupave është i kthyeshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Tetor 2026, 20:35

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali George Wikoff, dhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Roberto Vergori, kanë zhvilluar takime zyrtare në Kosovë me përfaqësues të institucioneve vendore.

Gjatë vizitës, ata u takuan me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Sipas njoftimit të NATO-s, takimet kishin për qëllim avancimin e dialogut dhe komunikimit të hapur, konstruktiv dhe transparent ndërmjet udhëheqësve të Aleancës dhe institucioneve të Kosovës.

Një nga çështjet e diskutuara ishte edhe optimizimi i pozicionimit të forcave të NATO-s, proces që mundëson ripozicionimin e trupave në zonat ku nevojiten më së shumti.

NATO ka bërë të ditur se ky proces do të bazohet në kushtet dhe zhvillimet në terren, ndërsa mund të rishikohet nëse situata e sigurisë e kërkon një gjë të tillë.

“Ky proces varet nga kushtet në terren dhe është i kthyeshëm, nëse zhvillimet e sigurisë e kërkojnë një gjë të tillë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika