LAJME

35 të ndaluar e 14 policë të lënduar nga protesta në Tiranë, Policia bën thirrje të ndalet dhuna

35 të ndaluar e 14 policë të lënduar nga protesta në Tiranë, Policia bën thirrje të ndalet dhuna
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Tetor 2026, 21:11

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se 14 punonjës të saj janë lënduar si pasojë e sulmeve gjatë protestës në Tiranë sot, ndërsa deri më tani janë shoqëruar 35 persona.

Në një njoftim, Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protestë që të distancohen nga dhuna dhe të ndalojnë sulmet ndaj zyrtarëve policorë dhe institucioneve shtetërore, si dhe shkatërrimin e pronës publike e private.

“Distancohuni menjëherë dhe pa asnjë hezitim nga personat e dhunshëm e të maskuar! Mos i mbështesni dhe mos u bashkoheni atyre”, thuhet në thirrjen e Policisë së Shtetit.

Policia ka theksuar se ushtrimi i së drejtës për të protestuar nuk nënkupton të drejtën për të ushtruar dhunë, për të sulmuar zyrtarët policorë apo për të dëmtuar pronën publike dhe private./koha/

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika