EKONOMI

Kuvendi i Kosovës për 6 muaj shpenzoi mbi 3 milionë euro

Kuvendi i Kosovës për 6 muaj shpenzoi mbi 3 milionë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Gusht 2021, 10:59

Kuvendi i Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka shpenzuar mbi 3 milionë euro.

Kjo u bë e ditur në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku u miratua raporti i shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi tha se për paga dhe mëditje janë shpenzuar 100 përqind e mjeteve, ndërsa për mallra dhe shpenzime 37 përqind.

Komisioni po vazhdon punimet, ku po raporton drejtori i ARKEP për raportin e punës për vitin 2020.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika