Pika e parë është shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve.
Në fillim të seancës Kuvendi i Kosovës, ka nderuar me një minutë heshtje Edi Shukriun, e cila ndërroi jetë dje. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, vlerësoi figurën e Edi Shukriun.
“Lajmin e morëm me pikëllim, në emër të Kuvendit të Kosovës, i shprehim ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve të saj të ngushtë”, tha ai./RTK/