- Reklama -

Kuvendi e tenton konstituimin për herën e 36-të

Për të 36-tën herë me radhë, sot më 23.06.2025, deputetët e Kosovës do të mblidhen në sallën plenare në përpjekje për të konstituuar legjislaturën e nëntë.

Seanca që ka nisur më 15.04.2025 po vazhdon pa asnjë rezultat deri tash. Përpjekja e radhës do të nisë në orën 11:00, apo 48 orë pas asaj paraprakes.

- Reklama -

Kjo seancë ka mbetur në pikën e tretë të rendit të ditës, zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Seanca është vazhdim i ndërprerjes së vazhdueshme për shkak të pamundësisë për të krijuar Komisionin për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka të drejtën të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, ka propozuar Albulena Haxhiun për këtë post.

Megjithatë, ajo nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave në asnjërën nga herët kur është proceduar në votim.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar liderët partiakë më 15.05.2025, në përpjekje për të gjetur në zgjidhje, por as nga ky takim nuk ka rezultuar ndonjë progres në tejkalim të bllokadës institucionale.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dalë me opinion në lidhje me kërkesën e AAK-së për vlerësimin e kushtetushmërisë së propozimit për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë për Zgjedhjen e Kryeparlamentarit të Kosovës.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 09.02.2025. LVV ka fituar 48 ulëse në Kuvend, PDK 24, LDK 20, koalicioni AAK-NISMA 8, Lista Serbe 9, pakicat joserbe 10 dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë 1 ulëse.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort