LAJME

Kuvendarja Agnesa Sinanaj nga AAK, i bashkohet LDK-së në Prizren

Kuvendarja Agnesa Sinanaj nga AAK, i bashkohet LDK-së në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Tetor 2024, 17:50

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, pasditen e sotme ka njoftuar se kuvendarja e Kuvendit të Prizrenit nga radhët e AAK-së, Agnesa Sinanaj ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Selmanaj ka thënë se nga sot do të punojnë bashkë në të mirën e qytetarëve.

“Agnesa Sinanaj-Gavazaj, mirë se vjen!

Kuvendarja Agnesa Sinanaj, i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren.

Anëtarja e Kuvendit Komunal të Prizrenit, znj.Agnesa Sinanaj i bashkohet LDK-së dhe rrugëtimit tonë për t’a ndryshuar modelin qeverisës në Prizren dhe forcimimin e bashkëpunimit me qytetarët.

Nga sot, jemi bashkë për punë të mira dhe vazhdojmë të jemi krah i qytetarëve.

Znj. Agnesa, kontributin e saj në politikë e ka dhënë në subjektin politik AAK, e nga sot u bë pjesë e familjes tonë politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Agnesa, është pjesë e Kuvendit të Prizrenit qe dy mandate dhe  vazhdon t’i shërbejë interesave të qytetarëve.

Agnesa Sinanaj, shkollimin fillor e kreu fshatin Shkozë në shkollën “Heronjtë e Lumës”, të mesmën tek Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren dhe Fakultetin Ekonomik e kreu në Universitetin e Prishtinës.

Agnesa është e martuar me Dreni Gavazaj dhe ka një vajzë, Lizën.” është bërë e ditur në njoftimin e LDK-së në Prizren.

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika