Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka folur për samitin e BE-së që do të mbahet nesër dhe pasnesër, ku mund të diskutohet edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kusari Lila tha se sinjalet për liberalizim të vizave janë pozitive, mirëpo nuk dihet nesë këto ditë do të jenë përfundimtare sa i përket liberalizimi të vizave.
“Sinjalet janë pozitive por a është ditë përfundimtare mbetet të shihet. Edhe nëse si lajm është nesër prapë është e vonuar. Gjasat janë reale por nuk duhet të ngutemi as me festën e as me nxitjen e qytetarëve. Është një e drejtë elementare lëvizja e lirë”, tha Kusari Lila, në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7.