LAJME

Kurtit i konfirmohet një ulëse nga një subjekt i partive jo shumicë

Kurtit i konfirmohet një ulëse nga një subjekt i partive jo shumicë
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2025, 12:12

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi, gjatë një konference për medie e ka konfirmuar se do të jetë pjesë e koalicionit bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Krasniqi tha se partneriteti i tyre daton që nga viti 2019 kur i njëjti ka qenë pjesë e GP të LVV-së.

“Po, në bashkëpunim me kryeministrin Kurti do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe tashmë është shumë mirë i definuar ky partneritet i joni që fillon nga viti 2019 kur kam qenë pjesë e Grupit Parlamentar të VV-së, kështu që gjithçka është parimore dhe është e bazuar në këtë mirëbesimin të krijuar në këto katër vite si Ministër. Kështu që s’ka asnjë dyshim që do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe do të jem vetëm pjesë e një koalicioni ku kryeministër është Kurti”, tha Krasniqi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika