LAJME

Kurti viziton Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit në 27-vjetorin e zhdukjes së tij

Kurti viziton Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit në 27-vjetorin e zhdukjes së tij
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Maj 2026, 15:32

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Shtëpinë Muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, me rastin e 27-vjetorit të zhdukjes së tij. Në këtë vizitë, Kurti ishte i shoqëruar nga ministri në detyrë Andin Hoti.

Gjatë qëndrimit në vendlindjen e profesor Hotit, Kurti e cilësoi atë si një nga mendjet më të ndritura shqiptare, duke theksuar se teoritë e tij politike kanë vlerë universale dhe vazhdojnë të mbeten të rëndësishme edhe sot.

Ai kujtoi se më 16 maj 1999, pas lirimit nga burgu i Dubravës, Ukshin Hoti u zhduk dhunshëm dhe ende nuk dihet fati i tij.

Kurti njoftoi gjithashtu se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për botimin e veprave të profesor Hotit, duke thënë se po mblidhen materiale nga institucione të ndryshme, përfshirë Beogradin, Zagrebin dhe Harvardin, ku Hoti kishte studiuar dhe punuar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika