Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të dielën në Vjenë ku do të marrë pjesë në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës.
Siç është njoftuar nga Kryeministria, Kurti do të pranojë çmimin vjetor “Partneri i Vitit 2023”, që do t’i ndahet Kosovës.
Kurti do të jetë pjesëmarrës edhe në panelin e diskutimit me titullin “Ndërtimi i bashkëpunimit ekonomik në kohë të vështira” të hënën nga ora 14:05.
Po ashtu gjatë qëndrimit dyditor në Vjenë do të jetë edhe mysafir i ftuar nga Instituti Karl-Renner për të diskutuar mbi temën “Kosova: Shteti i ri demokratik si peng i interesave gjeopolitike”. Diskutim ky që do të mbahet të hënën, duke filluar nga ora 18:00, ka njoftuar Kryeministria.
“Në kryeqendrën e Austrisë, ai do të marrë pjesë në edicionin jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës. Me këtë rast, ai do të pranojë Çmimin Vjetor të Forumit Ekonomik “Partneri i Vitit 2023”, që do t’i ndahet Republikës së Kosovës për bashkëpunimin dhe kontributin 15-vjeçar në zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar dhe rajonal, si dhe do të jetë pjesëmarrës në panelin e diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”, nesër prej orës 14:05. Gjatë qëndrimit dyditor, Kryeministri Kurti, po ashtu do të jetë mysafir i ftuar nga Karl-Renner-Institut për të diskutuar mbi temën “Kosova: Shteti i ri demokratik si peng i interesave gjeopolitike”. Diskutim ky që do të mbahet të hënën, duke filluar nga ora 18:00. Ndërkaq, të martën do të zhvillojë takime me përfaqësues të kompanive private të sektorit të energjisë, për t’i njoftuar më për së afërmi me mundësitë për investime që Kosova ofron në këtë fushë”, është thënë nga Kryeministria.
Kurti ishte në Paris ku mori pjesë në Forumin e Paqes./KOHA/