Home LAJME Kurti u uron suksese pesë shqiptarëve që garojnë në zgjedhjet e Hamburgut

Kurti u uron suksese pesë shqiptarëve që garojnë në zgjedhjet e Hamburgut

0
Kurti u uron suksese pesë shqiptarëve që garojnë në zgjedhjet e Hamburgut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur pjesëmarrjen e pesë kandidatëve me prejardhje shqiptare në zgjedhjet që po mbahen sot, më 2 mars 2025, në landin e Hamburgut, Gjermani.

Në një postim në Facebook, ai ka vlerësuar rëndësinë e pjesëmarrjes së bashkatdhetarëve në proceset demokratike dhe u ka uruar kandidatëve shqiptarë sukses në rrugëtimin e tyre politik dhe qytetar.

Kurti e ka cilësuar këtë si një tregues të fuqishëm të integrimit dhe kontributit të diasporës shqiptare në shoqërinë dhe demokracinë gjermane.

“E diela e 2 marsit 2025 është ajo e zgjedhjeve në landin e Hamburgut në Gjermani, ku sot garojnë pesë kandidatë me prejardhje shqiptare, një tregues i fuqishëm i integrimit dhe kontributit të diasporës sonë në shoqërinë dhe demokracinë gjermane. Pavarësisht partive të ndryshme që përfaqësojnë, fakti që ka kaq shumë kandidatë shqiptarë në një qytet si Hamburgu flet shumë për rrugën që kemi bërë si komunitet”, ka shkruar ndër tjerash Kurti.

Pesë kandidatët me prejardhje shqiptare që garojnë në zgjedhjet e sotme janë: Dafina Berisha (SPD), Kushtrim Lulaj (CDU), Muhamet Idrizi (CDU), Nikola Tunici (CDU) dhe Sami Musa (FDP).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here