Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Shën Stefan me Nënsekretarin Parlamentar të Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme britanike, Lord Wood of Anfield, ku ka vlerësuar marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka bërë të ditur se takimi vjen pas bisedave të zhvilluara gjatë dy muajve të fundit me të Dërguarën e Posaçme britanike për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, si në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ashtu edhe përmes telefonit.
Kreu i Qeverisë ka theksuar rolin e rëndësishëm të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e shtetësisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si një mike dhe aleate kyçe në rrugëtimin e vendit.





