LAJME

Kurti takohet me presidenten e BERZH-it, diskutojnë investimet dhe projektet infrastrukturore në Kosovë

Kurti takohet me presidenten e BERZH-it, diskutojnë investimet dhe projektet infrastrukturore në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Tetor 2026, 15:06

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, dje është takuar me presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Renaud-Basso.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe presidentja Renaud-Basso vazhduan diskutimin, nga takimi i fundit në prill në Londër, për forcimin e bashkëpunimit dhe projektet infrastrukturore e ekonomike në Kosovë.

“Në këtë mandat të ri, synojmë që partneritetet tona për investime t’i ndërtojmë mbi prioritetet strategjike të Kosovës: sigurinë energjetike dhe atë ujore, mbrojtjen, transportin e qëndrueshëm dhe infrastrukturën”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se BERZH-i mbetet partner i rëndësishëm edhe në rrugën tonë evropiane.

Tutje, ZKM thekson se që nga anëtarësimi i Kosovës në vitin 2012, Banka ka dhënë përkrahje financiare rreth 967 milionë euro në 151 projekte, në sektorin publik dhe në atë privat.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika