Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Zyra e kryeministrit bën të ditur se gjatë bisedës, u theksua roli i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësia e forcimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.






