LAJME

Kurti takoi ambasadorin e Gjermanisë, pranoi letrën e urimit nga kancelari Merz

Kurti takoi ambasadorin e Gjermanisë, pranoi letrën e urimit nga kancelari Merz
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shkurt 2026, 09:57

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti dje në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf.

Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, ambasadori Rudolf e uroi kryeministrin për mandatin e ri qeverisës dhe i dorëzoi letrën e urimit nga kancelari gjerman, Friedrich Merz.

Në letër urim, kancelari Merz ndër të tjera shprehet: “Më gëzon fakti, që së bashku me ju do të thellojmë edhe më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore mes vendeve tona”.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të ri qeverisës per rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shtimin e investimeve.

“Gjermania është ndër partnerët kryesor tregtar të Kosovës. Kryeministri Kurti nënvizoi prioritetet e qeverisë dhe investimet kapitale të planifikuara në këtë mandat, të cilat do t’i japin hov zhvillimit ekonomik. Në takim u bisedua edhe për tema të tjera me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika