- Reklama -

Kurti takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, mirëpriti sot paradite ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gjatë këtij takimi, u përmendën e diskutuan shumë nga çështjet aktuale: nga raportet me Bashkimin Evropian dhe rruga për integrim, pastaj moskonstituimi i deritanishëm i Kuvendit dhe gjendja e sigurisë, si dhe vështirësitë e rreziqet nga dezinformimi e lajmet e rrejshme, e deri te çështja e arrestimeve nga autoritetet serbe të qytetarëve të Republikës së Kosovë gjatë kalimit të tyre tranzit në Serbi, si dhe arrestimit në Kosovë të zyrtarit të qeverisë serbe.

- Reklama -

“Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi i njoftuan ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë për performancën ekonomike të vendit dhe rezultatet e politikave të qeverisë përgjatë pjesës së parë të këtij viti: Qarkullimi i bizneseve për gjashtë muajt e parë të vitit ka arritur vlerën prej 10.7 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 10.3% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe njëherësh vlerë rekord. Gjithashtu, shpenzimet kapitale të qeverisë gjatë këtyre gjashtë muajve të parë janë për 24% më të larta sesa në gjysmën e parë të vitit 2024. Në çerekun e parë të vitit, ekonomia e vendit është rritur për 3.61% të Bruto Produktit Vendor. Më tej, bazuar në trendin aktual, numri i bizneseve të reja të regjistruara këtë vit pritet që të tejkalojë rekordin e shënuar vitin e kaluar prej 12,051 biznese të reja. U veçuan edhe të dhënat e fundit që tregojnë se nga skema e punësimit “Qeveria për Familjet” deri më tani janë mbështetur 5,163 familje që më parë nuk kishin asnjë anëtar të punësuar, prej tyre 809 përfitues janë nga katër komunat në veri të vendit, si dhe lajmet e mira në fushën e arsimit, përkatësisht anëtarësimi i Kosovës në Regjistrin Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (EQAR) dhe tash së fundmi në Aleancën Evropiane për Praktikën Profesionale (EAfA)”, njofton tutje ZKM.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort