Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet për një vizitë zyrtare në Kroaci. Ai u prit fillimisht nga homologu kroat Andrej Plenkoviq, ndërsa raportohet se pritet të takohet edhe me presidentin kroat dhe me kryetarin e Kuvendit.
Dy kryeministrat zhvilluan një takim zyrtar, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Që të dy pritet të nënshkruajë edhe një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh, ndërsa Kurti do të marrë pjesë edhe në forumin e parë ekonomik të Kroacisë dhe Kosovës.
“Më vjen mirë që kjo është vizita e tij e parë zyrtare, bilaterale me Kroacinë dhe reciproke pas vizitës sime në Prishtinë para disa viteve”, tha Plenkoviq.





