Rritja e mirëqenies dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve nëpërmjet infrastrukturës së qëndrueshme komunale dhe mjedisit të pastër dhe të shëndetshëm ishin tema të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Koordinatores së OKB -së për Zhvillim në Kosovë, Ulrika Richardson dhe Shefit të zyrës së UN-Habitat-it në Kosovë, Omar Siddique, si dhe përfaqësuesve të tjerë të kësaj agjencie.
Në takimin e përbashkët me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, u bisedua për Planet e Zhvillimit Komunal dhe proceset e planifikimit hapësinor në komunat e Kosovës.





