Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takim me kryetarin e Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ku po diskutohet për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Pas takimit, Kurti deklaroi se nuk ka pasur ndonjë kandidat/e konsensuale me PDK-në. Megjithatë, ai e konsideroi pozitive faktin që PDK të ketë kandidatin e saj për postin e presidentit.
Kreu i Lëvizja Vetëvendosje (LVV) sqaroi se, në mungesë të një propozimi konsensual të pranueshëm ndërmjet partive, do të ketë propozime partiake nga LVV.





