Home LAJME Kurti: Serbia kreu gjenocid në Kosovë, dëboi më shumë se një milion njerëz

Kurti: Serbia kreu gjenocid në Kosovë, dëboi më shumë se një milion njerëz

0
Kurti: Serbia kreu gjenocid në Kosovë, dëboi më shumë se një milion njerëz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në rastin e 22 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat serbe.

Kreu i Qeverisë tha se Serbi ka kryer gjenocid në Kosovë, ka dëbuar dhe ka deportuar më shumë se një milion njerëz.

“22 vjet më parë, pas 78 ditëve të bombardimeve ajrore të objektivave ushtarake të Serbisë dhe kryeqytetit të saj Beogradit, trupat tokësore të NATO-s hynë në Kosovë duke shënuar ditën e çlirimit dhe paqes”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kujtojmë se këto deklarata, Kryeministri Kurti i ka bërë pak ditë para se të takohet me homologun e tij, Aleksander Vuçiq, me datë 15 qershor në Bruksel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here