Kryeministri i vendi, Albin Kurti, ka reaguar pasi dy ish-shefat e shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë janë dënuar me nga 12 vjet burgim për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990.
Kurti thotë se të njëjtit persona, strukturat e të cilëve pas Bosnjës kryen gjenocid edhe në Kosovë, njofton Klankosova.tv
“Dy figura famëkeqe të regjimit të Millosheviçit, Jovica Stanisiç & Franko Simatoviç, u dënuan me 12 vjet burg secili për ndihmën dhe mbështetjen e krimeve të kryera nga një njësi speciale e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit Serb, Beretat e Kuqe, gjatë luftës në Bosnje në 1992. Këta janë të njëjtët persona, strukturat e të cilëve pas Bosnjës kryen gjenocid në Kosovë”.
Kryeministri Kurti mes tjerash thotë se Serbia duhet të distancohet nga Millosheviqi dhe të kërkojë falje teksa shton se vetëm atëherë mund të fillojë pajtimi.
“Këta janë të njëjtët persona, strukturat e të cilëve pas Bosnjës kryen gjenocid në Kosovë. Serbia sot duhet të përballet me të kaluarën e saj, të pranojë të vërtetën, të kërkojë falje & të distancohet nga Serbia e Millosheviçit. Vetëm atëherë mund të fillojë pajtimi” është shprehur Kurti.