Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në Kosovë nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve.
Megjithatë, Kurti ka thënë se pragu i lejimit të shamisë duhet të jetë mosha 16-vjeçare.
“Qëndrimi im është që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve por duhet të jemi të lirë, mirëpo gjithashtu kam thënë që mosha 16- jeçare duhet të jetë pragu dhe moshën 16-vjeçare e shohim si prag për shumë gjëra të cilat kanë ndodhur dhe që do të duhej të ndodhin”, ka thënë Kurti gjatë një konference për media pas një vizite në Doganën e Kosovës. /koha.net/