LAJME

Kurti reagon për sulmin e të dielës në Turqi, u uron shërim të shpejtë policëve të lënduar

Kurti reagon për sulmin e të dielës në Turqi, u uron shërim të shpejtë policëve të lënduar
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Tetor 2023, 10:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për sulmin e të dielës në kryeqendrën e Turqisë, Ankara, ku mbetën të lënduar dy policë.

Sulmi ndodhi në afërsi të Parlamentit të Turqisë. Siç është njoftuar nga autoritetet turke, bëhet fjalë për sulm terrorist. Është thënë se një sulmues e ka hedhur veten në ajër, ndërsa një tjetër është neutralizuar.

“I trishtuar me të mësuar për sulmet terroriste në Ankara të Turqisë, por i lehtësuar se dëmi i synuar u shmang kryesisht falë institucioneve turke. Mendja jonë është me policët e lënduar dhe u urojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti në platformën “X”. /KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika