LAJME

Kurti priti në takim Ardita Sinanin, i ofron mbështetje në realizimin e programit qeverisës

Kurti priti në takim Ardita Sinanin, i ofron mbështetje në realizimin e programit qeverisës
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Gusht 2024, 14:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në takim kryetaren e sapo zgjedhur të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Në këtë takim, ai e uroi për formimin e koalicionit me Partinë Demokratike Shqiptare të drejtuar nga Ragmi Mustafa dhe për detyrën e re si kryetare e komunës.

“Kryeministri Kurti i ofroi mbështetje në realizimin e programit qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.

Ardita Sinani u zgjodh kryetare e Komunës së Preshevës me 24 vota në asamblenë komunale, të mbajtur me 30 korrik, 2024. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika