LAJME

Kurti pritet me nderime të larta nga Plenkoviq

Kurti pritet me nderime të larta nga Plenkoviq
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Dhjetor 2024, 11:52

Kryeministrin Albin Kurti është pritur me nderime të larta shtetërore nga homologu i tij kroat, Andrej Plenkoviq .

Të dy kryeministrat kanë zhvilluar një takim të përbashkët, teksa pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.

Pas Kroacisë, kryeministri Kurti udhëton për në Slloveni./RTK

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika