LAJME

Kurti pret në takim admiralin Wikkof, thotë se biseduan për situatën e sigurisë

Kurti pret në takim admiralin Wikkof, thotë se biseduan për situatën e sigurisë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Korrik 2026, 10:25

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se ka pritur në takim admiralin amerikan George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli të Italisë, i cili ishte i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Kurti, përmes një njoftimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se me admiralin amerikan kanë biseduar për situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve tona dhe NATO-s.

“Ne jemi mirënjohës për përkushtimin e NATO-s për mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet, si dhe për kontributin e vazhdueshëm për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në Republikën tonë dhe mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Me admiralin Wikoff biseduam për situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve tona dhe NATO-s.” – ka shkruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika