- Reklama -

Kurti për pretendimet se në Gjilan prodhohen dronë luftarakë: S’mund t’i di hollësitë e secilës kompani

Kryeministri Albin Kurti ka folur lidhur pretendimet e dy kompanive nga Gjilani se prodhojnë dronë luftarakë.

Kurti i cili në nëntor të vitit të kaluar i ka vizituar kompanitë “Future Minds Acacemy” dhe të “Miga Skyshield”, në Gjilan në deklarimin për media pas vizitës që ka bërë të Oda e Mjekëve, ka thënë se nuk mund t’i di hollësitë e secilës kompani.

- Reklama -

“Unë kam vizituar me qindra kompani anë e mban Kosovës gjatë këtij katërvjeçari, nuk mund të them që i di të gjitha hollësitë e secilës kompani, por natyrisht jamë i hapur që t’i dëgjoj edhe kritikat atehrë kur diçka nuk ka qenë ashtu siç më është preznatuar. Kur vije te aspektet e hollësishme teknike dhe prosionale e teknike nuk mund ta di paraprakisht cilat janë ato skatësisht për secilën kompani”, ka deklaruar Kurti.

Në nëtor Kurti pati shkruar në Facebook se “dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë”.

Burimet i kanë thënë KOHËS se ato që i ka prezantuar kryeministri në Facebook si dronë luftarakë ishin maketa. Të dyja kompanitë janë relativisht të reja. Në bazë të regjistrit online të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve ato janë regjistruar si ndërmarrje në vitin 2025.

Ministria e Mbrojtjes nuk i ka konfirmuar pretendimet e pronarëve të “Future Minds Acacemy” dhe të “Miga Skyshield”, për testim të dronit kamikaz “Skifteri K1”, përkatësisht aftësinë e tij që të godasë caqet në largësi deri 1000 kilometra.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, herën e fundit kur kanë zhvilluar vizitë në këto kompani dronët nuk kanë qenë luftarakë, por komercialë.

Një burim brenda institucioneve të sigurisë ka ngritur dyshime se droni që shihet në foto mund të jetë montuar duke u mbështetur në materiale të blera në Kinë – shtet i cili e konteston shtetin e Kosovës.

Një nga videot që pronari i “Future Minds Academy” ka përdorur për ta promovuar dronin “Skifteri K1” dyshohet se i përket një fluturakeje të prodhuar në Kinë.

Videoja që e ka postuar në Facebook Ridvan Aliu, pronar i “Future Minds”, është copëz e videos së prodhuesit “Hinaray”, që promovon dronin H70P dhe kompania kineze e ka publikuar tri ditë para tij.

Ekspertët ushtarakë nuk e besojnë si të mundur që kompanitë në Kosovë t’i kenë kapacitetet njerëzore e profesionale për të ndërtuar dronë në këtë moment./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort