LAJME

Kurti për Hetemin: E falënderoj nga zemra për qëndresën e tij shembullore

Kurti për Hetemin: E falënderoj nga zemra për qëndresën e tij shembullore
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Qershor 2023, 17:00

Kryeministri Albin Kurti ka folur për punën e kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Ai ka thënë se Hetemi po merr vazhdimisht kërkesa të ndryshme për ta lëshuar zyrën e tij.

Kurti ka treguar se ai është vëllai i dëshmores Fatime Hetemi, derisa e ka falëndëruar për “qëndresën shembullore për Republikën e Kosovës”.

“Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij. Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998). E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, ka thënë ai./KOHA.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika