Kalo te përmbajtja
LAJME

Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Uroj që ta pranojnë realitetin, testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës

Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Uroj që ta pranojnë realitetin, testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Nëntor 2026, 11:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret që qeveria e re në Serbi ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar këtë si testin themelor të demokracisë në shtetin fqinj.

Në një intervistë për Radio France Internationale (RFI), Kurti ka shprehur shpresën se Lista Studentore, e cila doli e para në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, do ta pranojë realitetin dhe do të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Zgjedhjet i ka humbur në Serbi, Vuçiçi që ka qenë ministër i Millosheviçit. Në anën tjetër nuk e dimë saktësisht se kush ka fituar, për shkak se shumë qëndrime të Listës së Studentëve që i fituan zgjedhjet në mënyrë masive do të mund të kuptohen vetëm pasi të formohet Qeveria e tyre. Uroj që ata ta pranojnë realitetin dhe të vërtetën, ta njohin Kosovën. Ta kuptojnë se nuk ka kthim prapa. Njohja e pavarësisë është testi themelor për demokracinë në Serbi. Demokracitë nuk shkojnë në konflikt me njëra tjetrën, por bashkëpunojnë për interes të përbashkët”, tha Kurti./EO

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika