- Reklama -

Kurti për Die Presse: Kosova po përparon, kjo po e nervozon Beogradin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Beogradin po e nervozon progresi i Kosovës.

Në një intervsitë për gazetën austriake “Die Presse”, Kurti ka thënë se aplikimet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe progresi ekonomik po çojnë në nervozizmin e Beogradit.

- Reklama -

“Është e vështirë të parashikohet sepse varet nga Serbia. Ekstremistët e mbështetur nga Beogradi kanë ngritur së fundmi 16 barrikada në veri të vendit tonë. Shpresoj se nuk do të ndodhë më. Por Beogradi nuk pranon që ne jemi shtet i pavarur. Po përpiqet të minojë shtetin tonë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe BE dhe është duke shënuar progres ekonomik. Kjo çon në nervozizëm në Beograd”, është shprehur Kurti.

Sipas tij, Kosova është e shqetësuar jo vetëm për ato që bën Serbia në raport me Kosovën por edhe për lidhjet e saj me Rusinë.

“Por në të njëjtën kohë, mendoj për faktin se Serbia ka 48 baza ushtarake dhe xhandarmërie në periferi rreth Kosovës. Në kufirin tonë dhe në veri të vendit tonë pamë persona me shenja të bandës nacionaliste ruse të motoçikletave Ujqërit e Natës dhe trupës mercenare ruse Ëagner. Ne jemi të shqetësuar: jo vetëm për Serbinë, por edhe për lidhjet e Serbisë me Rusinë”, është shprehur Kurti.

Kurti ka qëndruar këtë javë në Austri ku është pritur me nderime shtetërore nga kancelari austriak, Karl Nehammer.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort