Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke folur për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë se pse nuk kishte shprehur asnjë qëndrim publik që nga nënshkrimi i Kartës, më shumë se një javë më parë, kur për Kosovën firmosi presidentja, Vjosa Osmani. Ai u shpreh se “sa herë që ka nevojë për paqe në botë, ne dëshirojmë të kontribuojmë”.
Kurti theksoi se Kosova e ka mbështetur Gazën në forma të ndryshme, përfshirë pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese si dhe ndarjen e gjysmë milioni euro për këtë vend. Tash, sipas tij, Kosova është e interesuar të marrë pjesë edhe në organet vendimmarrëse.
“Në kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, dhe aty unë e di që Kosova është përfaqësuar në konferencën në Doha në Katar nga gjeneral lejtnanti i FSK-së, Bashkim Jashari. Ne si Kosovë kemi shprehu gatishmërinë tonë që të marrim pjesë në këtë Forcën Stabilizuese Ndërkombëtare, ku natyrisht që FSK-ja është e mirënjohur për kërkim-shpëtim dhe për deminim, dhe jo vetëm”- tha Kurti më 30.01.2026.





