Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët katolikë dhe protestantë me rastin e festës së Pashkëve.
Kurti: Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta njerëzore

Kryeministri Kurti e ka cilësuar këtë si “Ditën e Madhe të Ringjalljes së Hyjit” dhe simbol të përjetësisë.
“Shpresa, sakrifica, dashuria, falja dhe rilindja si nevojë për të ndryshuar për të mirë, janë mesazhet kyçe të kësaj feste. Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rëndësinë e harmonisë mes nesh dhe të na frymëzojë për më shumë kujdes, solidaritet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Sot dhe gjithmonë, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta njerëzore dhe i besimit në një jetë më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Kurti.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

