- Reklama -

Kurti: Para Krishtlindjeve do të aplikojmë për anëtarësim në BE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë, me temën “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI!”.

Kurti para të pranishmëve theksoi se mezi presin ratifikimin e tri marrëveshje të arritura ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Berlinit.

- Reklama -

Ai tha se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një proces të përshpejtuar të anëtarësimit në BE.

“Po flasim për perspektivë evropiane, integrim evropian por ne kemi nevojë për anëtarësim. Perspektiva evropiane nuk është më e mjaftueshme…”, tha Kurti, duke shtuar se duhet të ketë afate kohore në procesin integrues.

Kryeministri i Kosovës tha se fatkeqësisht u “nevojit luftë në Ukrainë” për të parë rëndësinë e procesit integrues.

“Tani është koha për të përshpejtuar procesin e zgjerimit…”, u shpreh Kurti, ndërsa para të pranishmëve tha se Kosova, këtë muaj, para Krishtlindjeve do të aplikojë për anëtarësim në BE.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort