LAJME

Kurti organizon pritje në Qeveri në Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Kurti organizon pritje në Qeveri në Ditën Ndërkombëtare të Romëve
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Prill 2026, 19:31

Kryeministri Albin Kurti organizoi pritje në Qeveri me rastin e 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve. Gjatë kësaj pritje ai theksoi kanë mbështetur komunitetin në dhjetëra fusha të ndryshme.

 

“Dekada është edhe e romëve, sepse dekada është e arsimit. Nga mungesa në mundësi, sot romët e Kosovës kanë tre kandidatë për doktoratë. Veçanërisht duhet të përkujtojmë gratë dhe vajzat rome, që shpesh janë bartëset më të forta të qëndrueshmërisë. Rreth 70% e të diplomuarve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas janë gra, dëshmi kjo e fuqisë, shpresës dhe vazhdimësisë së këtij komuniteti.

Kurti më tej tha se mbështetja ndaj romëve është shtrirë edhe në sport dhe ekonomi, ku për herë të parë kanë mbështetur një vajzë boksiere dhe dy biznese të reja të komunitetit rom.

“Zyrtarizimi i gjuhës rome në Prizren e në Graçanicë dhe mësimi fakultativ në shkolla nuk janë vetëm akte burokratike; ato janë dëshmi e drejtësisë kulturore dhe të respektit për dinjitetin. E respekti për dinjitetin vjen pikërisht edhe nga respekti për identitetin. Nëpërmjet këtyre, secili zë fiton peshë, arsimi dhe kultura bashkohen në ndërtimin e një shoqërie ku diversiteti nuk është vetëm pasuri, por mbartë harmoni dhe forcë shpirtërore të komunitetit”, theksoi Kurti.

“Urrejtja nuk ka vend mes nesh. Jo pse nuk njohim botën, por sepse e kemi përjetuar më thellë se shumëkush tjetër. Në gjuhën rome, me sa jam në dijeni unë fjala ‘urrejtje’ nuk ekziston, jo për mungesë fjalori, por për dëshmi të një kulture që ka zgjedhur të jetojë përtej saj”, tha ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika