Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në një takim në zyrën e tij në Qeveri kryeparlamentaren e re të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Zyra e Kryeministrit ka dërguar pamje të takimit, në të cilat Kurti dëgjohet teksa i thotë Spiropalit se “Kosova dhe Shqipëria kultivojnë marrëdhënie vëllazërore”.
“Na bëhet shumë qejfi që e keni përzgjedhur Kosovën si vizitë të parë zyrtare. Kosova dhe Shqipëria kultivojnë marrëdhënie vëllazërore të cilat shprehen në çdo aspekt të ekonomisë, sigurisë, mbrojtjes, arsimit, kulturës, tregtisë, por edhe të dy kuvendeve tona si vendet ku përfaqësohet populli për politika të cilat i shërbejnë popullit tonë”, thotë Kurti.





