Kryeministri Albin Kurti ka ndarë disa fotografi me disa liderë botërorë, si zëvendës-presidenten e SHBA-së, Kamala Harris, presidentin francez, Emmanuel Macron si dhe me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
“Dje dhe sot po marr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe. Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron, mbrëmë na pritën për një darkë solemne në Pallatin Élysée, ku bashkë me gruan time Ritën, patëm nderin dhe kënaqësinë të takohemi me Zëvendës Presidenten e ShBA-së, Znj. Kamala Harris, dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff”, ka shkruar shefi i qeverisë në Facebook.





