Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke argumentuar se prania e saj në aleancë është thelbësore për mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara në Evropën Juglindore.
Lidhur me këtë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e SHBA-së.
“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të SHBA-së për prosperitetin tonë, sigurinë e vendit tonë dhe atë të të gjithë rajonit.”- ka shkruar Kurti në platformën X derisa ka shpërndarë postimin e ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.





