LAJME

Kurti: Marrëveshja me vendet e EFTAS-s, nënshkruhet vitin e ardhshëm

Kurti: Marrëveshja me vendet e EFTAS-s, nënshkruhet vitin e ardhshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Shtator 2024, 18:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka arritur Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me shtetet anëtare të EFTA-s,dhe se nënshkrimi i marrëveshjes pritet të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm.

Në një postim në Facebook, Kurti tha se pas katër raundesh negociatash që filluan në qershor 2022, është arritur një marrëveshje për Tregtinë e Lirë, me shtetet anëtare të EFTA-s, anëtare e së cilës është Norvegjia, së bashku me Zvicrën, Lihtenshtajnin dhe Islandën.

“Kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja për prodhuesit dhe kompanitë tona vendore dhe do të forcojë partneritetin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Republikës sonë dhe shteteve anëtare të EFTA-s”, tha Kurti.

“Përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-së, gëzon trajtim të barabartë. Jemi i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me EFTA-n”, theksoi ai./RTK/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika