Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në takimin që ka zhvilluar me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, të dy kanë shprehur vullnetin që bashkëpunimi ekonomik dhe politik në mes të dy vendeve të thellohet.
Kurti: Ka vullnet që me Austrinë të thellohet bashkëpunimi politik e ekonomik

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar për vizitën në Austri të cilën e realizoi të enjten, duke thënë se Austria është mike e ngushtë dhe partnere e rëndësishme e Kosovës.
“Marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyeshme. E megjithatë ka vullnet të dyanshëm që ato të thellohen edhe më shumë sa në rrafshin politik, aq në atë ekonomik e kulturor. E falënderova Kancelarin Nehammer për ftesën e tij, bashkëpunimin e afërt dhe mbështetjen e hapur për Republikën e Kosovës, posaçërisht në integrimin evropian, dhe rrugëtimin e Qeverisë sonë reformiste”, ka shkruar Kurti.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Protestat e të rinjve në Gjermani përfundojnë në dhunë, plaçkiten dyqanet

Rolex 60 mijë euro, ar e ora luksoze – hajnat e maskuar godasin në Ferizaj, ua ndërrojnë drejtimin kamerave me një dru dhe zhduken me 93 mijë euro

KFOR-i dhuron pajisje mjekësore për QKMF-në në Prizren

