LAJME

Kurti: Jam në hall me juve, emisarët më thanë mos t’ua tregoj draftin e Asociacionit

Kurti: Jam në hall me juve, emisarët më thanë mos t’ua tregoj draftin e Asociacionit
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Nëntor 2023, 13:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish në Kuvendin e Kosovës për draftin e statutit të Asociacionit.

Ai sërish i është drejtuar opozitës me disa fjalë.

“Për çdo të dytin muaj thoni u bë Zajednica. Ku e keni Zajednicën. S’ka Zajednicë, edhe po ju them, s’ka me pasë”, tha ai.

“Unë e kuptoj kërkesën e juaj që ta shihni draftin. Kryeministër kallzonani draftin. Emisarët evropianë më thanë mos me e tregu draftin. Tash a me koordinim a pa koordinim, qysh po doni, se jam në hall me juve. Ata më thanë atë draft mos ja kallzoni qytetarëve, unë e kom nda me presidenten e shtetit”, tha ai tutje.

“Ata kanë kërku që mos me e publiku draftin. I koordinum jam me ta. Me jau kallzu draftin, i bjen pa koordnim. Veç kallzomni a me koordnim a pa koordinim”, tha në fund ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika