LAJME

Kurti i pikëlluar për vdekjen e Nishanit: Mirënjohës që ma dha shtetësinë shqiptare

Kurti i pikëlluar për vdekjen e Nishanit: Mirënjohës që ma dha shtetësinë shqiptare
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Maj 2022, 18:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Kurti tha se Nishani do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak, pedagog, deputet e ministër, teksa shtoi se është mirënjohjes që Nishani ia dha shtetësinë shqiptare gjatë mandatit të tij.

“Gjatë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë, me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar”.

“Me vetëdije të lartë kombëtare u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës, dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo”, ka shkruar Kurti.

Kurti, në emër të Qeverisë së Kosovës u shprehu ngushëllime familjes Nishani e kombit shqiptar për presidentin e shtetit, siç e quajti ai, amë, Shqipërinë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika