Gjatë ditës së sotme kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur lidhur me draftin e statusit të Asociacionit të Komunve me shumicë Serbe.
Ai tha se drafti mund të bëhet public edhe nga ana e ndërkombëtarëve.
“Po bëhen nëntë muaj që jeni dakorduar në Bruksel dhe gjatë këtyre nëntë muajve Serbia i ka shkelur marrëveshjet. Draft-statutin duhet bërë publik nga ndërkombëtarët.Unë jam i gatshëm që të publikohet draft-statuti, Serbia nuk është e interesuar për normalizim dhe ajo e ka Asociacionin për serbët e Kosovës”, tha ai.





