Kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe të Aleancës, Ardian Gjini, për të diskutuar për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ftesën e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Arlind Manxhuka.





