LAJME

Kurti e Çeku telefonojnë Zhegrovën pas transferimit në Juventus

Kurti e Çeku telefonojnë Zhegrovën pas transferimit në Juventus
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Shtator 2025, 18:50

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Sportit, Hajrulla Çekua, kanë telefonuar yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën pas transferimit të skuadra e madhe italiane, Juventus.

Në një postim që ka bërë në Instagram , Kurti ka thënë se transferimi i Zhegorvës në Juventus, ka qenë lajmi më i mirë i javës.

“Nuk ka lajm më të rëndësishëm këtë javë sesa lajmi për transferimin e Edon Zhegrovës në Juventus. Lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”, që ëndrrën e tij e bëri realitet, tash është ëndrra e shumë të rinjve që e duan futbollin siç e do Edoni. Ai është shumë krenar që po e përfaqëson vendin e popullin tonë në futbollin ndërkombëtar, e ne të gjithë jemi krenarë me të. Me Hajrën sot e uruam dhe përgëzuam për këtë arritje të tij të jashtëzakonshme dhe i uruam gjithë shëndet, fat e shumë suksese!”, ka shkruar Kurti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika